Deputetja Flutura Açka me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Sipas deputetes sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, si dhe ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.