Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se janë paraqitur katër kandidatura për këtë pozicion. Mes të cilëve është dhe ish-drejtori I përgjithshëm I policisë së shtetit, Gledis Nano si dhe Joini Keta, zv/drejtori aktual I këtij institucioni. Të gjithë emrat do të kalojnë në disa faza testimi e më pas njëri prej tyre, do ti kalojë nga ana e komisionit të ngritur pranë SPAK këshillit të lartë drejtues të prokurorisë për emërim. Mandati i drejtuesit të Byrosë është pesë vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.