Këto janë 26 faturat mbi të cilat SPAK ka ngritur akuzat në dosjen e inceneratorit të Elbasanit, me pretendimin se këto fatura janë fakt i pahetuar më parë nga drejtësia shqiptare. Por, faktet flasin ndryshe! Të njëjtat fatura janë hetuar e gjykuar dy vite para se të themelohej Prokuroria e Posaçme. Hetimet janë nisur nga prokuroria e Elbasanit dhe çështja ka përfunduar në gjykatën e rrethit.