Ministri britanik, Mel Stride ngatërroi dy herë Shqipërinë me Rumaninë teksa ishte në mbrojtje të planit të qeverisë për Ruandën. Gafa u bë gjatë këmbënguljes së ministrit se si po funksiononte plani i kryeministrit Sunak për të “ndaluar varkat”, në një emision në radio. Sipas gazetarit, Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca. Por Stride iu përgjigj duke I treguar për marrëveshjen e arritur me Rumaninë, që në fakt do duhej të ishte Shqipëria.