Policia Rrugore ka zhvilluar një kontroll gjatë orëve të vona të natës në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka ndëshkuar dhjetëra shoferë për mosrespektim të kodit rrugor. Sipas policisë në 5 orë vëzhgim, prej orës 7 pasdite të së hënës deri në 12 të mbrëmjes, në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.