Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se është arrestuar një person dhe janë shoqëruar disa të tjerë, pas incidentit me thirrje raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ndeshje që u zhvillua më 2 gusht në Kumanovë.