Krimet me autor të miturit janë kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Në disa raste ata përdoren nga të rriturit për të kryer funksione për të përmbushur objektivat e tyre. Madje, situata është aq alarmante sa adoleshentë kanë marrë pjesë në vrasje, duke qenë në rolin e bashkëpunëtorit. Në fakt, kohëve të fundit, ata janë vendosur vetë në qendër të veprave penale. Konkretisht në konflikte të shpeshta, përplasjet e grupeve të adoleshentëve që kanë regjistruar madje edhe të plagosur.