Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pasditen e së premtes në ambientet e Tirana Fan Zone në sheshin Skënderbej, ku njerëz të shumtë ishin mbledhur për të parë çerekfinalen Spanjë-Zvicër. Si çdo ditë të këtij Euro2020, emisioni “Jashtë Loje” i moderuar nga Sidorela Gjoni ka qenë i pranishëm me kamerat e Top Neës për të sjellë më pranë spertdashësve atmosferën e emocionieve që fal futbolli. Por, gazetarja dhe operatori i Top Neës janë përballur me një sjellje rrugaçërore të drejtorit të RTSH-së, Rezart Aga. Ky i fundit me sjellje prej harbuti ka shkulur kabullin e transmetimit LIVE të Top Neës dhe nuk ka reshtur me fjalë fyese ndaj gazetares dhe operatorit.