Një doganier ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë në vendin tonë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Shtetasi me inicialet Th. K., u vu në pranga pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore.