‘Futi 2-3 javë pushim’, është komenti i bërë nga Nard Ndoka në adresë të kryeministrit Edi Rama, i cili këtë ditë ka lënë spitalin. Kjo kohë që ai kërkon që Rama të pushojë, korrespondon me fushatën zgjedhore. Por teksa një komentues shprehet se edhe sikur të mos dalë në fushatë, sërish do të fitojë, Ndoka i përgjigjet: “Unë po e këshilloj për të mirën e shëndetit mo shoku! Shëndeti mbi të gjitha, se pushteti shkon e vjen!”