Në kohën kur ballafaqimet ndodhin në fushën e blertë gjatë Euros 2024, dramat si duket po zhvillohen edhe në tribunat e stadiumit. Lauryn Goodman, gruaja me të cilën futbollisti anglez, Kyle Walker kishte pasur një aferë, ka qenë e pranishme në stadium për të ndjekur ndeshjen Angli-Danimarkë.