Futbolli shkodran dhe ai shqiptar është në zi. U nda nga jeta në moshën 79 vjecare, legjenda e këtij sporti në vendin tonë, Sabah Bizi. I shpallur si ‘Nderi i Kombit’, Sabah Bizi ka pasur një karrierë të shkëlqyer në futboll. I lindur në 26 janar të vitit 1946, Sabah Bizi bëri debutimin e tij në moshën 17 vjecare dhe gjatë karrierës së tij ai ka fituar tituj me fanelën e Vllaznisë dhe Partizanit.