Futbolli kolumbian shokohet. Presidenti i klubit Tigres FC që është në divizionin e dytë, Edgar Paez është vrarë me armë zjarri të shtunën teksa kthehej në shtëpi pasi kishte ndjekur ndeshjen e humbur me Atletico FC. Ishte vetë klubi kolumbian që bëri të ditur humbjen e jetës së presidentit të tij.