Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtues politik i socialistëve për Tiranën, shpërndau certifikata mirënjohjeje për socialistët me kontribut të veçantë ndër vite në Njësinë 10 në kryeqytet. Veliaj ironizoi deputetin e Rithemelimit, Flamur Nokën për mbështetjen e dhënë ndaj kandidaturës së komunistit Marko Dajti për Bashkinë e Tiranës.