Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur e ashpër. Kryeministri Albin Kurti, gjatë një tubimi të mbajtur të dielën në Mitrovicë i konsideroi ‘zuzarë’ opozitarët, që sipas tij do të rropaten e plaken po në opozitë. Sipas Albin Kurtit, partitë politike opozitare në Kosovë në katër vitet e fundit kanë dështuar që të reformojnë vetveten.