Partitë politike dhe kandidatët për deputetët në 11 maj kanë shpenzuar mbi 1 milionë dollarë në total për sponsorizimin e postimeve të tyre në Facebook. Të dhënat publike nga Facebook tregojnë se kjo shumë është shpenzuar nga data 7 prill deri në 6 maj, teksa shifra mund të rritet deri në përfundim të procesit zgjedhor në Shqipëri. Sipas këtyre të dhënave, partia që ka sponsorizuar më shumë në Facebook postimet e saj është Partia Demokratike me 23 mijë dollarë, ndjekur më pas nga Partia Mundësia dhe Agron Shehaj me gati 20 mijë dollarë.