Fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit, duket se ka filluar. Kjo për shkak se të dy partitë që do të hyjnë në garën e zgjedhjeve lokale kanë nisur takimet me elektoratet e tyre. Pesë muaj përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale, politikanët kanë dalë në fushëbetejë, me strategji të ndryshme dhe synim të njëjtë.