Nga tufina ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko u zotua se zonat rurale do të jenë në vëmendjen e tij nëse vjen në krye të bashkisë së Tiranës. Bejko shpalosi pikat e programit të tij për zhvillimin e kësaj zone, ku u shpreh se në Tufinë, do ndërtohet një treg ushqimor, një nga 5 tregjet që do të ngrihen në hyrje të Tiranës. Në këto tregje Bejko tha se do i jepet prioritet prodhimit vendas, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 250 km rrugë në zonat rurale.