Rreth 29 mijë anëtarë të rinj i janë shtuar Partisë Socialiste deri më tani, teksa synimi final i shpallur nga kryeministri Edi Rama është që të shpërndahen 50 mijë karta anëtarësie. Ky është një ndër kriteret për matjen e performancës së drejtuesve politikë të qarqeve që do të përcaktojë edhe ndryshimet apo largimet gjatë ndërtimit të ekipit që do të udhëheqë fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Blendi Klosi pas përfundimit të asamblesë bëri me dije se në 12 maj, do të mblidhet Kongresi dhe do të vazhdojë me proceset e zgjedhjeve në forumet e tjera drejtuese.