Legjislatura e re parlamentare do të ulë në karriget e kuvendit të Shqipërisë, emrat të rinj të cilët do të luajnë një rol kyç në arenën politike. Teksa diskursi më i nxehtë mbetet kabineti i ri qeveritar apo edhe vendimi që pritet të marrë kryedemokrati Basha për praninë ose jo të ish kryeministrit Berisha në foltoren e kuvendit, një valë e madhe tenderash ka zënë rrënjë në parlament.