Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet si autor i vjedhjes në disa raste të targave të automjeteve. Operacioni ‘Targat’ u finalizua falë informacioneve të marra në rrugë operative. Sipas Policisë, 36-vjeçari vidhte në Durrës targa të automjeteve shqiptare dhe të Kosovës dhe ua shiste personave me precedent për të kryer krime kundër personit dhe pronës.