Autoritetet italiane kanë arrestuar 3 shqiptarë pasi janë kapur me kokainë dhe marijuana me vlerë në total 1 milion euro. Droga do të shitej në lokalet e natës në Cagliari dhe zonën e bregdetit Poetto. Policia sekuestroi dy kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë marijuanë, ndërsa vendosi në pranga tre shtetas shqiptarë, një 42-vjeçar që jeton prej vitesh në këtë qytet, një 34-vjeçar dhe një 41-vjeçar i ardhur në Sardenjë nga Santa Croce sull’Arnos.Hetimet nga policia italiane nisën pas një raportimi për lëvizje të çuditshme të disa personave në një pallat në Viale Sant’Avendrace.