Gjatë një takimi virtual të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Ëendy Morton, u diskutuan tema të ndryshme, ku prioritet ishte sigurimi i vaksinave kundër Covid 19, krijimi i vendeve të punës dhe sundimi i ligjit. Në njoftimin e bërë nga presidenca thuhet se “Osmani nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet aleate strategjike e Republikës së Kosovës dhe se do të angazhohet për thellimin e raporteve bilaterale në fushat politike, tregtare, të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, si dhe kulturës dhe arsimit”.