‘Ka nisur një epoke e re e armëve bërthamore’, kështu ka deklaruar presidenti I Finlandës, Alexander Stubb, pas njoftimit të Shtetet e Bashkuara se planifikojnë të kryejnë testime të reja të armëve bërthamore. “Si mund të ndërtojmë së bashku politikën e frenimit? Si mund ta kontrollojmë përshkallëzimin”, pyeti Stubb, duke theksuar se këto janë pyetje që duhet t’i shqyrtojë bashkë me aleatët e saj, pasi shteti I tij ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë. Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja do të fillojë testimet e armëve bërthamore, duke rritur pikëpyetjet nëse kjo nënkupton shpërthimin e parë bërthamor të vendit që nga viti 1992. Njoftimi erdhi pasi Rusia tha se kishte testuar një raketë të re lundruese bërthamore, Burevestnik, si dhe një dron nënujor me kapacitet bërthamor.