Kina jugore u përball këtë të mërkurë me përmbytje të mëdha dhe reshqitje dherash, teksa kjo zonë po përjeton reshjet më të dendura që prej vitit 1961. Mijëra qytetarë kinezë u evakuuan nga shtëpitë e tyre, të cilët shfaqën rrezik për banim. Mesatarja e reshjeve në provincat Guangdong, Fujian dhe Guangxi midis majit dhe qershorit arriti në 621 milimetra, më e larta që nga viti 1961, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike të Kinës.