Ushtria tajlandeze ka nxjerrë në det luftanijet dhe ka ngritur në qiell helikopterët të hënën në përpjekje për të gjetur 33 marinarët që rezultojnë të zhdukur, pasi një korvetë u përmbys gjatë natës në ujërat e gjirit të Tajlandës. Tre anije të marinës dhe dy helikopterë u dërguan për të kërkuar të zhdukurit pranë proivincës Prachuap Khiri Khan, në jug të Bangkokut, pasi luftanija HTMS Sukhothai pësoi një avari në motor dhe u fundos pak para mesnate, rreth 20 milje detare larg bregut.