Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka dënuar një "aksident serioz" gjatë lançimit të një anijeje të re luftarake të enjten, duke e quajtur atë një "akt kriminal" që nuk mund të tolerohej. Pjesë të poshtme të ‘shkatërruesit’ 5,000 tonësh u shtypën, duke i prishur ekuilibrin anijes, raportuan mediat shtetërore.