Top News- ‘Fundi’ për bosin e drogës Fito/ Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin famëkeq
21/07/2025 10:16

Qeveria e Ekuadorit ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, më shumë se një vit pasi ai u arratis nga një burg i sigurisë së lartë. Arratisja e bosit të krimit nga burgu shkaktoi dhunë të përhapur dhe një operacion të madh ushtarak dhe policor për rimarrjen e tij, duke përfshirë edhe postera qeveritarë që ofronin 1 milion dollarë për informacionin që çonte në arrestimin e tij. Kreu i bandës “Los Choneros”, Macias akuzohet për shpërndarje të kokainës, për komplot dhe dhunë me armë, përfshirë kontrabandë të armëve. Macías, dikur një ish-shofer taksie, pranoi në një gjykatë një javë më parë që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat. Ai është shtetasi i parë i Ekuadorit që ekstradohet nga vendi i tij prej hyrjes në fuqi të ligjit të ri një vit më pare, shkruan the Guardian. Më 25 qershor, Macías u gjet i fshehur në një bunker nën pllakat e dyshemesë në një shtëpi luksoze në portin e peshkimit të Mantës, qendra e operacioneve të Los Choneros. Më shumë se 70% e kokainës së prodhuar në botë kalon nëpër portet e Ekuadorit, sipas të dhënave qeveritare. Në vitin 2024, vendi sekuestroi një sasi rekord prej 294 tonësh drogë, kryesisht kokainë

Top Channel/ Sërish plagosje me thikë në Korçë, i riu në gjendje kritike për jetën
15/08 19:49
Top Channel/ Zjarret, 1 mln euro dëm në blegtori! Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë
15/08 19:44
Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34
Top Channel/ Berisha sërish në Kushtetuese, kërkon të shpallet anti-kushtetues masa e arrestit
15/08 15:33
Top Channel/ Lutje për zjarret! “Fjetja e Hyjlindjes”, kryepeshkopi Joan: Nuk bëjmë dot pa Perëndinë
15/08 15:22
Top Channel/ Shuhen zjarret në Gramsh, banorët po kthehen nëpër shtëpi, nis llogaritja e dëmeve
15/08 15:22
Top Channel/ “Ruhuni nga piromanët verbalë”, Rama: Mesazh për kritikat e opozitës
15/08 15:16
Top Channel/ Krimi në Maliq u tentua të fshihej, 8 të arrestuar, sherri nisi në rrjetet sociale
15/08 15:13
Top News-Dëmshpërblimi viktimave të zjarrit/ PL: Mashtrim i Ramës! Të shpallet gjendja e emergjencës
15/08 14:57
Top Channel/ Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë
15/08 14:53
Top News- Droni zbulon kanabis në Lukovë/ Arrestohen dy shtetas, u kapën duke u kujdesur për bimët
15/08 14:45
Top News – Rama u përgjigjet kritikave për zjarret: ‘Ruhuni nga piromanët verbalë! Duan tension’
15/08 14:37
Top News- Transporti i emigrantëve të paligjshëm/ Dy aksione në Gjirokastër, në pranga tre persona
15/08 14:15