Këtë të dielë u mbushën 24 vite nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake dhe paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb. Ushtria serbe u dorëzua për shkak të presionit të ushtrisë clirimtare të Kosovës në tokë dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.