Fundi i muajit gusht dhe përfundimi i sezonit veror, dita ditës po largon edhe më shumë turistet dhe emigrantët që erdhën gjatë kësaj periudhe për të pushuar në vendin tonë. Këtë e tregon mëse qartë panorama që ofrojnë pikat e kalimit kufitar, të cilat cdo fundjavë kanë qenë të mbingarkuara nga fluksi i automjeteve. Edhe kjo fundjavë është shoqëruar me një radhë të gjatë automjetesh në pikën kufitare të Muriqanit.