Lideri historik i demokratëve Sali Berisha nga “Foltorja” e Pogradecit i ka bërë një thirrje të hapur për debat televiziv kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë në këto 8 vite ka vrarë shpresën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë duke i detyruar ata të largohen nga vendi. Sipas ish-liderit të Partisë Demokratike, në çdo institucion vendosin trafikantët të cilët emërojnë ministrat dhe diktojnë ligjet në Parlament.