Top News – FSK shkatërron bombën në Merdare / Peshonte 907 kilogram, u gjet në 8 dhjetor
31/12/2021 14:28

Forca e sigurisë së Kosovës ka njoftuar përmes një njoftimi në faqen e saj në Facebook, se ka mundur të shkatërrojë me sukses një bombë 907 kilogramëshe, që u gjet në Merdare më 8 dhjetor. Në njoftimin e FSK thuhet se operacioni për shkatërrimin e bombës, zgjati për plot 14 orë dhe pas përfundimit me sukses të tij, nuk ka më rrezik për banorët. Shkatërrimi i bombës, thotë FSK, u bë në ambjente të kontrolluara dhe sipas standarteve më të larta të sigurisë. Ndërkohë që zyrtarët e forcës së Sigurisë së Kosovës thonë se kanë ruajtur atë cka ka mbetur nga bomba me qëllim që ta përdorin në trajnimet e ardhshme të trupave. Bomba u gjet në 8 dhjetor të këtij viti në afërsi të pikës së kalimit kufitar në merdare. Në këtë zonë, janë zhvilluar në vitet 98-99 luftime të ashpra mes forcave të ushtrisë clirimtare të Kosovës dhe trupave serbe, luftime këto që u shndërruan në simbol të luftës për pavarësinë e vendit. Në shumë nga zonat pranë kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, trupat serbe vendosën në atë kohë mina dhe mjete të tjera shpërthyese, që kanë shkaktuar në disa raste edhe të lënduar dhe viktima. Kompania e deminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë ndërkohë se do të vazhdojë të punojë për të krijuar një ambjent të sigurt për të gjithë qytetarët.

Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48