Angazhimi i FSK-së në misione ndërkombëtare, si ai në Gaza, përbën sipas ekspertëve, dëshmi të pjekurisë institucionale dhe të kapaciteteve profesionale të saj, duke e pozicionuar Kosovën jo vetëm si përfituese, por edhe si kontribuuese të sigurisë globale. Por, si mund të shpjegohet fakti që FSK-ja merr pjesë në ruajtjen e paqes në Gaza, ndërsa në Kosovë ka ende trupa të KFOR-it për të ruajtur paqen? Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, thotë se pjesëmarrja në misione paqeruajtëse është e domosdoshme për Kosovën.