“Të pavërteta dhe të papërgjegjshme”, I ka cilësuar ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaratat e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Milan Mojsilović, se shndërrimi në ushtri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të përbëjë kërcënim për komunitetin serb në vend.