Me rastin e Ditës së Forcës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur dyert e kazermave, për qytetarët. Ministria e Mbrojtjës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar "Ditën e hapur", ku qytetarët kanë mundësi të shohin nga afër pajisjet dhe armatimet e Forcës së Kosovës në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë. Të lumtur e krenar me këtë ditë janë shprehur qytetarët, por ata kanë edhe një kërkesë drejtuar shtetit që të investojë më shumë për ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Në këtë ditë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë zgjedhur të vizitojnë kazermën Adem Jashari. Ata kanë nderuar të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit.