Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se ka ekzekutuar masat për pesë policë në Elbasan, të akuzuar për korrupsion, falsifikim kompjuterik dhe shpërdorim detyre. Ndaj pesë efektivëve, gjykata e Elbasanit ka vendosur masa sigurie, ku për tre prej tyre është caktuar arrest shtëpie dhe për dy të tjerë pezullim i ushtrimit të detyrës. Sipas AMP-së, nga një hetim katër mujor, ka rezultuar se policët hiqnin gjobat e vendosura nga radarët e shpejtësisë për makinat, kundrejt pagesave.