Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Elbasan kanë finalizuar operacionin The Script 2, në vijmim të aksionit për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare. Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në disa exchange, në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave. Në përfundim të veprimeve nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, përkatësisht 63, 62 dhe 58 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.