Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në orët e fundit ka dalë me disa vendime dhe një prej tyre ka të bëjë me limitin e futbollistëve të huajnë futbollin e vendit tonë. Sipas këtij vendimi, duke nisur nga janari i vitit 2025, skuadrat e kategorisë Superiore mund të kenë 7 lojtarë të huaj nga 5 që është limiti aktual, ndërkohë që nga sezoni i ardhshëm numri i të huajve do të jetë pa limit.