SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ish-gjyqtarit Ilir Pashaj, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Sipas hetimeve rezulton se Ilir Pashaj, gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Elbasanit, ka përfituar në mënyrë të parregullt pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat janë produkt i veprës penale të korrupsionit.