Historia përsëritet në fshatin Panarit të Korçës. Prej disa ditësh, fshati i thellë malor vuan nga mungesa e energjisë elektrike për shkak të motit të keq me stuhi, reshje të dendura shiu e dëbore. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një njoftimi në mediat sociale bën me dije se janë disa zona të thella malore në qarkun e Korçës që kanë mbetur pa energji si pasojë e dëmtimit të linjave të tensionit.