Këto janë pamjet e përmasave të përmbytjeve që ka shkaktuar Lumi Vjosë në zonën e Vlorës, përkatësisht fshatrat Novoselë, Bishan dhe Fitore. Siç shihet nga këto pamje, uji ka izoluar disa banesa dhe ka përmbytur me dhjetëra hektarë tokë bujqësore me të mbjella. Në këtë zonë janë evakuuar 13 familje, ndërsa lajmi i mirë është se niveli i lumit po bie dhe situate po përmirësohet në disa zona, ku uji është duke u tërhequr nga banesat dhe tokat, si në Qarkun e Vlorës, ashtu edhe në atë të Fierit.