Ndërsa në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri edi rama denoncoi një tjetër rast në rrjetet sociale këtë hënë. Kësaj here rasti ishte në Theth. sipas kreut të qeverisë, një kriminel ndërtoi një fshat turistik pa asnjë leje duke hedhur beton. pavarësisht këtij fakti, thotë kreu I qeverisë, prokurorIa e shkodrës e lejoi duke refuzuar që të hapë çështje. Rama e drejtoi gishtin në drejtim të prokurores Elsa Gjeli.