Gjashtë punonjës të Bashkisë Devoll janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Korçës për veprën penale falsifikim i dokumenteve. Pas përfundimit të hetimeve ka rezultuar se punonjësit kanë mashtruar dhe abuzuar me karburantin e materialet për shtrimin e rrugëve. Bëhet fjalë për drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, dy përgjegjës, një magazinier dhe dy shoferë.