Policia kufitare e Italisë, roja bregdetare dhe marina po zhvillojnë një operacion të madh në brigjet e Italisë për të shpëtuar rreth 1300 emigrantë, të cilët kanë mbetur në mes të detit me varka, në tentativë për të kaluar në kufirin italian. Mediat italiane rapotojnë se rojet bregdetare po bëjnë cmos për të ndihmuar tre anije, të cilat janë lokalizuar pranë rajonit jugor të Kalabrisë. Operacioni i shpëtimit deri më tani, është cilësuar si shumë kompleks, për shkak te numrit të lartë të personave, të cilët janë në rrezik. Përpjekjet e shpëtimit vijnë pothuajse dy javë pasi të paktën 73 emigrantë humbën jetën për shkak se anija me të cilën ata po lundronin, u mbyt në rajonin e Kalabrisë. Në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.