Albin Kurti kërkon nga Britania e Madhe që të rrisë praninë ushtarake në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR. Kërkesa është shprehur gjatë një interviste që Kryeministri i Kosovës ka dhënë për median britanike, ‘The Telegraph’. ‘Ka vetëm një prani simbolike të NATO-s në vend dhe nuk do të mjaftonte për të parandaluar një pushtim nga Serbia’, deklaroi ai.