I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar me rrëfimet e tij përpara Prokurorisë së Posacme, ku dita ditës grupi hetimor po zbërthen ngjarjet njëra pas tjetrës. Disa ditë më parë, në telefonin e Dumanit, u gjet fotografia e oficerit të policisë së Elbasanit me iniciale K.G. Kjo fotografi vuri në alarm hetuesit, ndërsa u hodhën dyshime se ky i fundit ishte shenjestra e radhës e grupeve kriminale. Oficeri i policisë kërkoi mbrojtje, me argumentin se, jeta e tij mund të jetë në rrezik, por dicka e tillë nuk iu ofrua, pasi policia e shtetit nuk e gjykoi të arsyeshme se ai mund të jetë në rrezik. Së fundmi, mësohet se oficeri është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ai mund të vritet nga një urdhër i Nuredin Dumanit.