Policia e Kosovës ka publikuar masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor. Përmes një njofimi, Policia bën me dije se është planifikuar angazhimi i punonjësve të policisë së rendit publik, por sipas nevojave nuk përjashtohet edhe angazhimi I zyrtarëve të policisë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme. Policia bën me dije se janë 4 faza, të planit; atë të peridhës parazgjedhore, ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, garantimin e sigurisë në ditën e zgjedhjeve dhe transportin e monitorimin e materialeve zgjedhore deri në fund të zgjedhjeve.