Top News/ Frikë nga një sulm serb në Kosovë/ Sllovenia dyfishon forcat ushtarake në KFOR
13/07/2024 16:09

Paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut NATO, për kërcënim të sigurisë në rajonin e Ballkanit nga Rusia dhe në mënyrë të veçantë në Kosovë, ka bërë që Sllovenia të marrë masa shtesë. Mësohet se Sllovenia do të dyfishojë praninë e trupave ushtarake në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR. Njoftimin e dhe kryeministri i Sllovenisë Robert Golob, në fund të samitit të NATO-s në Uashington. Ai sqaroi se prezenca e Aleancës në Ballkanin Perëndimor po shtohet me iniciativë të presidentit Joe Biden, i cili siç tha, e njeh mirë rajonin. Sllovenia shërben me 110 trupa në KFOR në Kosovë, por tashmë kjo shifër do të dyfishohet. Sipas presidentit slloven, trupat shtesë po dërgohen për të parandaluar konflikte të reja në rajonin tradicionalisht të trazuar. Ndërkohë paralajmërimet për përplasje të mundshme mes Serbisë e Kosovës, kanë bërë që të rriten thirrjet nga ndërkombëtarët, që Prishtina e Beogradi të angashohen në dialog, për gjetjen e një zgjidhje politike. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka shtuar kapacitetet e veta, duke rritur numrin e ushtarëve nga 3700 në 4600 paqeruajtës. Po ashtu kanë katërfishuar praninë e tyre në pjesën veriore të Kosovës dhe kanë trefishuar patrullimet përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në përmbushje të misionit të tyre.

Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39