Të gjitha rrugët drejt zemrës së kryeqytetit janë bllokuar për qytetarët, duke u lënë vetëm në dispozicion të tifozëve, një masë kjo për të shmangur kaosin që mund të bëhet. Nga ana tjetër, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe vetë tifozëve, janë angazhuar më shumë se 2000 forca policore, teksa autokolona e forcave të ndërhyrjes së shpejtë ka rrethuar sheshin Nënë Tereza, pranë stadiumit.