Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se misioni i Partisë Socialiste është të ftojë sa më shumë të rinj që t’i bashkohen familjes së PS-së. Ne 32-vjetorit e themelimit të FRESSH, Veliaj tha se kjo organizatë jeton me ritmin e qytetit dhe mendon për nevojat e tij dhe si të bëjë më të mirën për të. Sipas Veliajt FRESSH ka bërë qytetin dhe Partinë Socialiste një skuadër fituese.